Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), në një deklaratë të dhënë të premten njoftoi mbi një “megatrial” global të barnave, të ashtuquajtur ‘solidaritet ’ (shuma e efektit të barnave të secilit në formë individuale).
Ky trial, sipas Healthline do të zbulojë nëse ndonjë nga katër ilaçet ekzistuese mund të trajtojë koronavirusin e ri përcjell Gazeta Shneta.
Sipas, burimit tjetër Science, katër barnat përfshijnë:
-Remdesivir, një përbërës antiviral eksperimental;
-Klorokina dhe Hidroksiklorokina, barna të malaries;
-Lopinavir dhe Ritonavir, një kombinim i barnave të HIV;
-Lopinavir dhe Ritonavir, plus Interferon-beta, transmetues i sistemit imunitar që mund të dëmtojë viruset.
“Do të jetë e rëndësishme të merrni përgjigje sa më të shpejt, e të zbuloni se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon.
Ne mendojmë se provat e rastit janë mënyra më e mirë për ta zbuluar atë, “tha Dr. Ana Maria Henao-Restrepo, zyrtare mjekësore në Departamentin e OBSH- së. /Gazeta Shneta/