Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë të drejtimit “Teknik i dhëmbëve”, do të mund të bëjnë punë praktike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
“Drejtori për Shëndetësi Dr. Bujar Gashi dhe Udhëheqësi i Qendrës për Këshillim në Karrierë, Ridvan Islami, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për nxënësit e shkollës “Ali Sokoli” të cilët do të mbajnë punën praktike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që përmes bashkëpunimit me sektorin publik/privat të krijohet mundësia për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për aplikimin e njohurive të tyre teorike në një ambient pune dhe njëkohësisht t’iu ofrohet mundësia e fitimit të përvojës së punës përmes praktikës”, përfundon njoftimi. /Gazeta Shneta/