Një nxënës i shkollës së mesme ka therur me tikë mësuesin e tij, pas një fjalosjeje paraprake gjatë orës së mësimit. Ngjarja ka ndodhur paradite, në afërsi të Shkollës Teknike në Pejë. Me të sulmuar, i mituri është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Bëhet fjalë për B.B, mësues në Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” në Pejë, i cili është therur nga nxënësi i tij, që është në klasën e dhjetë.
Ngjarja, dyshet se ka ndodhur pasi paraprakisht B.B. e kishte larguar nxënësin E.H. nga ora e mësimit, pasi ky i fundit kishte penguar mbarëvajtjen e ligjëratës, raporton Gazeta Express.
Nxënësi E.H. fillimisht ka ofenduar në klasë mësuesin e tij, pasi që ky i fundit ia kishte shënuar një vërejtje dhe e kishte larguar nga ora mësimore.
Më pas, rreth orës 11:15, nxënësi i klasës së 10-të, pas përfundimit të orës mësimore, me të hasur mësuesin në afërsi të objektit të shkollës e ka sulmuar atë me thikë, duke i shkaktuar lëndime në pjesën mbi gju.
I mituri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga Policia, derisa viktima ka marrë trajtim mjekësor.
Lajmin Gazetës Express ia ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës.