Po pra, shëndeti i juaj dhe i familjes suaj mund të jetë në rrezik, kur bëhet fjalë për këto insekte që zakonisht qëndrojnë në dhomat e gjumit dhe mund të shkaktojnë një numër të madh të alergjive të ndryshme.
Në një përpjekje për ta ndalur përhapjen e tyre, një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Shefildit po përpiqet të shpjegojë mënyrën e përhapjes së këtyre insekteve dhe çfarë mund të bëhet për t’i zhdukur ato.
Duket se ka dy forca kryesore që ndërveprojnë me njëra tjetrën, sipas ekologut Dr William Hentley, hulumtimi i të cilit u botua në Raportet Shkencore.
“Rritja e numrit të insekteve nëpër botë duket të ketë lidhje me reduktimin e pesticideve vërtetë të dëmshme, si dhe rritjen e udhëtimit të lirë nëpër botë”, tha ai për ABC, transmeton Gazeta Shneta.
Njëra ndër arsyet e përhapjes së këtyre insekteve është edhe dhomat ku ka pak përkujdesje për pastërtinë.
“Në thelb në këtë eksperiment kemi përdorur një dhomë të madhe, kemi vënë insektet në krevat dhe ne kemi vënë rrobat që ishin ose të pastra ose të pista në disa çanta,” tha ai për ABC.
“Ajo që gjetëm ishte se pas një periudhe kohore u gjetën dy herë më shumë insekte në çanta që përmbanin rroba të papastërta, në krahasim me rrobat e pastërta”.
Janë kryesisht dy lloje kryesore të insekteve të dhomës së gjumit, që ushqehen me gjakun e njeriut prerja e lehtë e lëkurës. Insektet e vogla parazitare mund të mbijetojnë për më shumë se gjashtë muaj nëse kanë cfarë të hanë dhe zakonisht ushqehen ndërsa jeni duke fjetur.
Ato shkojnë në gjatësi prej katër deri në gjashtë milimetra, janë në formë ovale dhe në ngjyrë kafe të errët me nuanca të kuqërremtë. /Gazeta Shneta/