Madhësia e barkut dhe shkaqe të tjera, bëjnë gruan shtatzënë që përgjatë trimestrit (tremujorit të fundit të ketë probleme të gjejë pozicionin ideal, e rrjedhimisht të ketë probleme edhe me gjumin.
Megjithatë, në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi, ekzistojnë disa këshilla të vlefshme për gra që po kalojnë këtë fazë, transmeton portali Për Nënat.
Përdorni jastëkë
Përdorni disa jastëkë për të krijuar një “platformë” që do të mbështesë peshën e trupit tuaj pa e dëmtuar bebin. Ose mund të “investoni” për të blerë një jastëk të lakuar, posaçërisht për gratë shtatzëna, të cilin mund ta gjeni edhe online.
Flini në krahun e majtë
Mundohuni të flini në anën e majtë, dhe vendosni një jastëk në shpinë dhe një te këmbët për të ruajtur pozicionin.
Veshjet e rehatshme
Vishni rroba të rehatshme dhe të gjera pambuku të cilat do t’ju lejojnë të merrni frymë pa vështirësi dhe nuk do t’ju shtrëngojnë gjatë gjumit.