Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbi 5 mijë njerëz që përdorin emra të ndryshëm, kjo për shkak se prindërit nuk kanë arritur të pajtohen për pagësëimin e fëmijëve të tyre.
Së fundmi një çift në Londër po shtyhen në gjykatë për të vendosur për emrin e fëmijës së tyre, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Prindërit tanimë janë ndarë, dhe fëmija ka mbetur pa emër që prej 3 vjetësh kur ka lindur.
Ata e thërrasin fëmijën secili me nga një emër.
Edhe gjykatësi është shokuar kur ka dëgjuar prindërit të thërrasin vajzën në dy emra të ndryshëm.
Madje e ka quajtur si rast “qesharak”.
Babai ka argumentuar se emri që ka zgjedhur ai është më i mirë sesa i nënës, për të cilin njerëzit mund të mendojnë se është i gabuar. /Gazeta Shneta/