Mjekja nga Luzerni nuk ka dashur që t’i ofrojë përkujdesje një pacienti i cili ishte shtetas i Gjermanisë por ishte me prejardhje Tuneziane. Pacienti kishte kërkuar shërbim mjekësor për shkak të depresionit që ishte në shkallë të mesme dhe kishte shkuar duke u përkeqëuar.
Specialisti i Informatikës në kërkim të kurës kishte shkuar tek një psikiatre në Luzern, ku së pari kishte kontaktuar vetëm me anë të emailit. Derisa, psikiatrja nuk ka pranuar pacientë të cilët ishin emigrantë në Gjermani, derisa ajo është shprehur se ‘’nuk është e mundur të bëhet psiterapi pa e njohur në thelb gjuhën, edhe atë gjuhën gjermani, të vetmen gjuhë me të cilën unë përkujdesem për pacientët e mi’’.
Derisa, shoqata e mjekëve në anën tjetër ka pohuar se në thelb, jo vetëm që vlen përzgjedhja e lirë e mjekut, por edhe anasjelltas, mjeku mund të përzgjedhë edhe pacientin, siç përcjell Albinfo.ch.
Kryetari i shoqatës së mjekëve nga Luzerni, ka deklaruar se para trajtimit mjekësor, mjeku dhe pacienti duhet të bëjnë një marrëveshje se në çfarë gjuhe do të komunikojnë.
Në mënyrë më të qartë janë pozicionuar organizatat përkatëse kundër racizmit dhe mbrojtjes së pacientëve të cilat e kanë dënuar rastin.