Në rast se dështoni së ngeluri shtatzënë, vitamina D është ajo çfarë preferohet për ju.
Vitamina D është një hormon steroid që prodhohet në lëkurë si pasojë e ekspozimit në diell, gjithashtu vitamina D mund të gjendet në ushqime të ndryshme. Zakonisht vitamina D lidhet me kockat e shëndetshme, por disa studime tek kafshët kanë treguar se vitamina D mund të ndikojë në fertilitetin e gjitarëve.
Një studim i publikuar në “Endocrine Society” ka ekzaminuar rolin e vitaminës D në fertilitetin e femrave. Ata zbuluan se nivelet e larta të vitaminës D në gjak janë të lidhura me “cilësinë” më të lartë të embrioneve dhe me mundësitë më të mëdha për patur sukses në ngjizjen e një fëmije.
Si ndikojnë nivelet e vitaminës D në ngjizjen e një shtatzanie?
Studiuesit ekzaminuan 154 gra që kishin mungesë të vitaminës D dhe 181 gra të cilat kishin nivele të larta të vitaminës D në gjakun e tyre. Ata zbuluan se gratë me nivele të larta të vitaminës D në gjak kishin 2 herë më shumë mundësi për të ngelur shtatzënë se gratë që kishin mungesë të vitaminës D.
Si mund të rrisim mundësitë për të mbetur shtatzënë?
“Edhe pse nevojiten teste të mëtejshme për të konfirmuar këtë zbulim, rezultatet tona konfirmojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D shkaktojnë infertilitet”, tha një nga autorët e studimit Dr. Alessio Paffoni nga spitali “Maggiore Policlinco” në Milano. Dhe meqenëse sumplementet e vitaminës D janë të pakushtueshme dhe me efekte anësore shumë të vogla, mund të jenë një zgjidhje e mirë për të trajtuar infertilitetin.
Por Dr. Tanmoy Mukherjee, drejtor i “ Reproductive Medicine Associates” në New York, thotë se gratë ende nuk duhet të shkojnë me vrap në farmaci për të blerë suplemente të vitaminës D.
Në vend të tyre ai këshillon që të gjithë, gra edhe burra të përdorin multivitamina si pjesë e terapisë për të rritur fertilitetin e tyre. Edhe nëse pacientët kanë një stil jetese dhe dietë të shëndetëshme, multivitaminat i sigurojnë trupit gjithçka që i nevojitet për të pasur mundësi sa më të larta për të ngelur, ngjizur një shtatzëni./Pernenat.al/