Aktorja Eva Longoria është bërë nënë për herë të parë javën e kaluar.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa në postimin e parë pas lindjes, ajo ka zgjedhur të solidarizohet me familjet që po ndahen në Amerikë, për shkakt të ligjit shumë të kritikuar të Trump.
Me këtë rast, aktorja ka postuar në Instagram fotografinë e saj me dalin menjëherë pas lindjes, e ndër të tjera ka shkruar se nuk e imagjinon dot të ndahet nga djali i saj dhe se ndjen dhimje për fëmijët emigrantë që po ndahen nga familjet.
Në dritën e lindjes së djalit tim dua të përqëndrohem te familjet që janë ndarë në kufi”, ka thënë Longoria një fotografi në të cilën ajo mban foshnjën Santiago. “Duke pasur djalin tim pranë meje, nuk mund ta imagjinoj të ma marrin nga krahët e mi. Familjet duhet të jenë bashkë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë ç’të mundemi për t’i ribashkuar”./gazetashneta