Si një copëz ajri i sheqerosur, “akullorja e pambukut” është padyshim karamelja më e preferuar e fëmijëve. Por a e keni menduar ndonjëherë kush e ka zbuluar këtë produkt?
Çuditërisht, shpikësi ka qenë një dentist!
Në vitin 1897, William Morrison së bashku me John Warton kanë krijuar këtë formulë të çuditshme por shumë atraktive, transmeton GazetaShneta.
Dyshja e kanë publikuar para botës gatimin e tyre në vitin 1908 në të atëhershmin “Panairi i Botës” me një çmim solid prej 25 centëve, përcjellë “DeltaDental”.
E dimë se ëmbëlsirat janë armiku numër një i dhëmbëve, por sa i rrezikshëm mund të jetë ky produkt?
Përgjigja është po aq e papritur, sepse studimet kanë zbuluar se ky lloj pambuku nuk përmban edhe aq shumë sheqer dhe masa e saj zmadhohet vetëm nga ndikimi i ajirt, që e bën të duket pastaj si një sasi e madhe.
28 gram karamele pambuku ka 26 gram sheqer, në krahasim me një “karamele-mollë” ose një copë tortë të cilat përmbajnë 35 deri 45 gram.
Por pyetja më misterioze vazhdon të bëhet se përse një dentist do të shpikte një bonbone të tillë. Mbase mund të ketë qenë arsyeja se çeçet e tij kanë pasur shumë vrima (njëlloj si dhëmbët e tij)! /GazetaShneta/