Nuk donte që të lindte fëmijë të dytë, por ja çfarë i tha nëna mjekut kosovar 2 minuta pas lindjes

2018-08-12 në ora 20:58

Dr. Ismail Lutolli, specialist pediatër, ka rrëfyer një nga ngjarjet që përjetoi derisa po kujdestaronte në Klinikën e Gjinekologjisë nëpërmjet një postimi në Facebook.

Dr. Lutolli konfirmon mirësinë e qenies së quajtur nënë dhe mrekullinë, siç e quan ai, të fëmijës, shkruan Gazeta Shneta.

Ndiqeni postimin e plotë të tij:

“NËNA që e ndërroi mendimin brenda pak min

Sonte jam mjek kujdestar në Klinikën Gjinekologjike -në sallën e lindjes .Pak më herët dola nga salla e lindjes ku nje nënë lindi fëmijën e parë, një djalë të shëndetshëm.
Pak min para lindjes, kur dhimbja e lindjes ishte shumë e shprehur, e dëgjova duke thënë:
” Kurrë më nuk kam me ngelë shtatzënë, kurrë më nuk do të bëj fëmijë, i tregoi atij idioti “…..!.

Pasi lindi djalin e mori afër vetes e përqafoi dhe nën vajin e djalit që sapo lindi tha : ” I paska ngja babait të tij, krejt i bukur si ai “.

E pyeta në shaka pak më vonë se kur planifikon fëmijën e dytë, ajo më ktheu përgjigjen duke buzëqeshur :
” Po mendohem një herë “.

Ishte mrekullia e quajtur fëmijë dhe mirësia e qënjes së quajtur NËNË që e bëri të ndërroi mendimin brenda pak min.

Dashuria e mëshira e nënës nuk ka kufi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *