Ndërmarrësi farmaceutik zviceran Novartis ka marrë miratimin e SHBA-së për terapinë e tij Zolgensma, çmimi i trajtimit për vetëm një herë shënon një shumë rekordi prej 2.125 milionë dollarë.
Kompania tha se Zolgensma është një trajtim një herë për atrofia muskulare, një sëmundje që prek rreth 1 në 10 000 lindje dhe që rezulton me vdekje.
Por, njoftimi vjen pasi administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është zotuar se do të përballet me shpenzimet e larta të ilaçit.
Kostoja totale do të jetë $ 2.125 milionë që do të paguhet gjatë pesë vjetëve në $ 425,000 në vit.
Zolgensma punon duke siguruar një kopje funksionale të gjenit të dëmtuar përgjegjës për SMA dhe ndalon përparimin e sëmundjes nëpërmjet terapisë që duhet merret vetëm një herë, përcjell albinfo.ch.
Administrata amerikane e ushqimit dhe medikamenteve tha se ilaçi ishte testuar në një klinikë në mënyrë të vazhdueshme.
Shumica e provave të efektivitetit të saj u bazuan në rezultatet, të cilat gjetën se “pacientët e trajtuar me Zolgensma demonstruan përmirësim të dukshëm në aftësinë”, duke përfshirë kontrollin e kokës dhe aftësinë për t’u ulur pa mbështetje.