Kjo foshnje e porsalindur e cila peshon vetëm 400 gramë, mendohet të jetë një nga foshnjat më të vogla që ka mbijetuar ndonjëherë.
Ajo u lind në javën e 12 të shtatzënisë, pasi mamaja vuante nga ndërlikimet, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo ishte e rëndë vetëm 400 gramë, aq e rëndë sa një çokollatë e vogël. Por prindërit e saj tani po festojnë, pasi vogëlushja e tyre ka arritur të mbijetojë.
Atë e liruan nga spitali pas gjashtë muajsh që e mbanin nën përkujdesje. Ndërsa, nëna e saj që kishte nevojë për ndërhyrje urgjente, u shpreh se ‘ajo e vetme luftoi për të mbijetuar’.
Ajo kur lindi, kishte organe të pazhvilluara, po ashtu nuk kishte as sistemin e frymëmarrjes të zhvilluar.
Por në shtatë javë ajo ishte në gjendje të ushqehej me qumësht, dhe tani ajo peshon rreth 2.3 kg.
Dr Sunil Janged, shefi i neo natologjis shtoi: ‘Kur fëmija lindi, nuk ishim të sigurt për atë që mund të ndodhte.
“Ajo ishte duke u përpjekur për të marrë frymë, kështu që u vendos menjëherë në ventilator të avancuar të frymëmarrjes për të zgjeruar mushkëritë e saj të vogla./Gazeta Shneta/