Fatkeqësisht mbajtja e qetësisë është një problem për shumë njerëz, pothuajse një e treta e të anketuarve britanikë thonë se kanë një mik apo dikënd të familjes që vuan nga zemërimi.
Ndërsa një në dhjetë prej tyre pranojnë se kanë probleme vetë që të jenë të durueshëm, më poshtë gjeni disa arsye përse ju duhet të mbani nën kontroll nevrikosjen tuaj.
Studiuesit nga Universiteti i Shtetëror “Lowa” zbuluan se meshkujt e zemëruar të moshave 20 deri në 40 vjec kishin gjasa më shumë të vdisnin rreth 35 vjet më vonë se sa ata që ishin të qetë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Shkencëtarët besojnë se kjo është për shkak të një numri të faktorëve që lidhen me stresin dhe dëmtimin fiziologjik. Lirimi i shpejtë i adrenalinës gjatë periudhave të stresit dëmton ADN-në, gjë që mund të cojë në sëmundje kërcënuese për jetën tuaj si skleroza e shumëfishtë.
Ndjenjat e zemërimit prodhojnë një reagim të rritur në amygdala, pjesë e trurit që shoqërohet me instinktet e mbijetesës. Emocionet e zemëruara nxisin amygdala të sinjalizojë një shtim të gjendjes së ankthit ndaj pjesës tjetër të trurit dhe trupit, duke rritur rrjedhjen e gjakut në gjymtyrë dhe në zemër, gjë që e bën relaksimin pothuajse të pamundur./Gazeta Shneta/