Njëra nga gratë që u gjet e vrarë në banesë në Hausen Ag të Zvicrrës, mësohet të jetë bashkëshortja e 54-vjeçarit nga Kosova, i cili u arrestua për krimet që ndodhën në kantonin e Aargaut.
Dy gra u gjetën të vrava mëngjesin e së hënës, derisa policia shtetase arrestoi një të dyshuar, shtetësia e të cilit kuptohet të jetë kosovar. Njër aprej viktimave ishte gruaja e të arrestuarit, përcjell në shqip Gazeta Express.
Policia nuk kishte dhënë detaje për gruan tjetër që u gjet e vrarë në banesë në Hausen AG të Zvicrës.
Mediat raportojnë se viktima tjetër nuk ishte bashkëbanuese e çiftit.
Motivet e krimi janë ende të paqarta, derisa banorët përreth vendit të krimit i kanë thënë ’20minuten’ se çifti nuk ishte shumë kohë që ishin vendosur të banonin në apartamentin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.
Prokuroria ka iniciuar autopsinë për viktimat.