Elita Ruda po numëron ditët e saj para lindjes. Kjo shihet nga barku i saj i fryrë në fotografitë që po poston në rrjetet sociale.
E, si shumë shtatzëna, ajo ka vendosur që të realizojë një foto-sesison profesional për ta ruajtur si kujtim të fundit të shtatzënisë.
Ajo ka publikuar në rrjetet sociale dy fotografi mjaft të bukura dhe artistike me barkun e fryrë.
Dje ajo postoi një fotografi në një strehë zogjësh, duke e mbajtur barkun e saj të fryrë. E, në fotografinë e radhës, ajo shihet e veshur në të zezë.
Edhe në këtë fotografi, zbulohet barku shumë i fryrë i saj. Kjo është shtatzënia e parë e Elitës. Ajo erdhi nga lidhja që moderatorja ka me këngëtarin nga Peja, Gjiko.