Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë 8 lindje, 5 normale dhe 3 me prerje cezariane.
Kanë lindur 9 foshnje, 4 të gjinisë femërore dhe 5 të gjinisë mashkullore ngase njëra lindje ka qenë binjake.
Ndërkaq në këtë spital 339 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Analiza kanë kryer 301 pacientë që në total kanë kryer 4,514 analiza. 6 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. /Gazeta Shneta/