Gjysma e grave me sindromë ovarian nuk e kanë idenë se janë duke vuajtur nga kjo gjendje, që mund të lënë një grua jopjellore.
Gjendja ndikon në funksionimin e vezoreve të një gruaje shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo ndodh kur qesja e vezoreve të poshtme nuk është në gjendje të lëshojë vezë, që do të thotë që procesi i ovulimit nuk ndodhë.
Në këto raste shtatzënia natyrisht është e pamundur, pasi asnjë vezë në tubën fallopiane nuk është gati për t’u fekonduar.
Gjendja gjithashtu mund të çojë në një mungesë të menstruacioneve, të cilat krijojnë vështirësi gjatë shtatzënisë.
Disa nga simptomat e kësaj sindrome mund të jenë ardhja e menstruacioneve në data të pazakonshme, vështirësitë e të mbeturit shtatzënë, rritja e tepërt e flokëve, fitimi i peshës me shpejtësi, humbja e flokëve ose zbardhja e tyre, fytyra e yndyrshme apo aknet.
Por kjo nuk sjell gjithmonë një përfundim të keq, pasi që me trajtimin e duhur ka mundësi ta kaloj këtë gjendje.
Aktoret e famshme si Victoria Beckham dhe Jools Oliver janë dëshmia se është e mundur të mposhtni këtë sëmundje./Gazeta Shneta/