Rezultati i një studimi të gjatë për shëndetin riprodhues i publikuar nga “British Medical Journal”, ka befasuar të gjithë.
Studimi tregon se një në 200 nëna amerikane, mbesin shtatzënë pa pasur fare marrëdhënie seksuale me gjininë e kundërt, shkruan Independent, transmeton Gazeta Shneta.
Të gjeturat janë të bazuara në intervistat e 7 mijë e 870 grave dhe vajzave nga mosha 15 deri në 28 vjeç, të cilat janë kryer nga viti 1995 deri më 2009.
Më e çuditshmja në këtë studim është se 45 gra, (0.5%), kanë deklaruar se kanë mbetur shtatzënë madje edhe pa pasur fare intervenim me IVF.
Ato kanë thënë se kanë mbetur shtatzënë derisa kanë qenë të virgjëra dhe nuk kanë kryer fekondim in-vitro.
Studimi shpjegon se lindjet nga nënat e virgjëra ose siç njihet ndryshe në greqishten e lashtë ‘partheonos’, mund të ndodh tek qenien johumane, si pasojë e riprodhimit aseksual ku rritja dhe zhvillimi i embrionit ndodh pa fekondim.
Për të lexuar më shumë rreth këtij studimi interesant mund të klikoni KËTU. /Gazeta Shneta/