Një muaj paraburgim për Faton Fetiun që plagosi gjinekologun Premtim Gojani

2018-02-14 në ora 17:56

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Faton Fetiu, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentative, ka njoftuar e njëjta gjykatë. Fetiu, dyshohet se ka plagosur vëllaun e ish-gruas së tij, gjinekologun Premtim Gojani.

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar Faton Fetiut masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji dhe atë duke filluar nga dita e djeshme.

“Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendej i pandehuri në liri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.F është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës”, thuhet në njoftim, transmeton Express.

Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se i pandehuri F.F (bëhet fjalë për Faton Fetiun) dyshohet se me dt.13.02.2018, rreth orës 07:38, në lagjen “Marigona”, komuna e Graçanicës, ka tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin P.G (bëhet fjalë për Premtim Gojanin) të cilin e ka qëlluar me armë zjarri dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore në kokë dhe gjoks, andaj me këtë ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 179 par. 1 pika 1.5 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjinekologu Faton Fetiu pritet t’i nënshtrohet një operacioni të tretë, pas dy të tillave të kryera me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *