Një lajm i keq për kafenë dhe shtatzëninë

2017-07-03 në ora 09:09

Femrat të cilat pinë rreth katër filxhanë kafe në ditë kanë për 25 për qind gjasa më të vogla për të mbetur shtatzënë, sepse kafeina stimulon tkurrjen e vezëpërcjellësve (tubave uterine) dhe çrregullon rrugën e qelizës vezë.

Kafeina, që është përbërësi kryesor i kafes, dëmton transportin e qelizave vezë nga ovariumet në mitër, për çka femrat, të cilat pinë shumë kafe, mund të kenë probleme për të mbetur shtatzënë.

Kështu ka treguar një studim amerikan ku janë përfshirë 9.000 femra.

“Efekti i kafeinës duke shkaktuar stimulim çaktivizon qelizat e ashtuquajtura ‘pacemaker’, të cilat kontrollojnë kontraksionet në vezëpërcjellës dhe në këtë mënyrë pamundësojnë kalimin e qelizës vezë të fekonduar.

Kontrakisonet e vezëpërcjellësve kanë rol shumë më të madh në fekondim sesa është menduar”, thonë autorët e studimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *