Është e ditur se të fleni me grim është nga gjërat më të këqija që mund t’i bëni fytyrës tuaj.
Rasti më i mirë që e dëshmon këtë është një grua 50-vjeçare nga Australia, e cila gati sa nuk është verbëruar pasi nuk e ka hequr grimin mirë për shumë vite me radhë, përcjell GazetaShneta.
Kur Theresa Lynch ka shkuar të bëjë një kontrollë pasi ka ndjerë gërvishtje nën qepallë, mjekët zbuluan konkrete të kalcifikuara që janë mbledhur aty për vite me radhë, nga lyerja e qrpikëve me produkte të ndryshme të grimosjes që ajo ka përdorur.
“Grumbujt ishin ngulitur aq thellë sa grimcat ishin duke u ngritur në krye të njëri-tjetrit”, tha Lynch. “Ishte kaq e parehatshme, qepallat e mia ishin të fryrë dhe të rënda, sepse e lashë të mblidhen për kaq gjatë.”
Lynch është dashur të hyjë në një operacion për 90 minuta për të pastruar syrin. Edhepse operacioni ka rrezultuar i suksesshëm, në syrin e saj kanë mbetur ende shenja të përhershme./GazetaShneta