Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë ditës së djeshme një femër shqiptare ka tentuar të bëj vetëvrasje me medikamente.
Ngjarja ka ndodhur dje në komunën e Vitisë, kur femra, mosha dhe identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka konsumuar sasi të barnave.
“Viktima femër K/Shqiptare është dërguar për tretman mjekësor, pasi e njëjta ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të pakontrolluar të medikamenteve”, thuhet në raportin e Policisë.
“Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin”, bënë të ditur tutje Policia. /Gazeta Shneta/