Ai quhet Bradley Burhouse, është nga Britania e madhe dhe vuan nga një sëmundje e rende e zemrës qe e ndalon atë te qeshe. Gjithçka filloi ne maj te këtij viti. Djaloshi u çua menjëherë ne spital pasi pati probleme. Pikërisht atje mjeket e diagnostikuan me takikardi ventrikulare, një sëmundje shume e rralle e zemrës.
Problemi i Bradley-t është se ritmi i tij kardiak është shume i larte. Ne kohen kur ai nuk bën asgjë te rrahurat shkojnë nga 120-200 ne minute, pra dy here me shume sesa një zemër normale. Për këtë qellim ai nuk duhet te lëvizë shume, i ndalohet rreptësisht te luaje me motrat dhe vëllezërit si dhe i ndalohet e qeshura.
Këto janë veprime te cilat nëse nuk i zbaton mund te vdesë. Ka mundësi për operacion, por qe gjithsesi është shume i rrezikshëm duke qene se here te tjera ka sjelle edhe vdekje te menjëhershme te pacienteve. Se çfarë do te vendosin mjeket na duhet te presim./Gazeta Shneta/