Ka pothuajse 40 vite punë në Klinikën Gjinekologjike, profesion të cilin e kishte filluar qysh kur ishte 18 vjeçare dhe çdo moment i saj lidhet me lindjen. Zëri i parë i fëmijëve që vijnë në jetë janë pjesa më e bukur e ditës bashkë me emocionet e shumë nënave.
Edhe pse vetëm edhe pak vite e ndajnë nga pensionimi, ajo vazhdon të jetë shumë aktive në punën e saj. Punë të cilën fillimisht e kishte nisur në Dardanë, për të vazhduar më vonë në Klinikën Gjinekologjike transmeton Gazeta Shneta.
Naxhie Mavriqi Hamiti është një prej mamive më të vjetra që shërben në Klinikën Gjinekologjike e cila në një rrëfim për emisionin Mëngjesi në Tribunë, ishe shprehur se ka kryer shumë lindje me raste ku pacientja është dorëzar te ajo dhe shumë lindje i ka kryer edhe në shtëpi.
Si kryemotër në repartin e lindjeve ajo tregon se ndjehet krenare dhe e lumtur për përkrahjen që u jep të gjitha nënave çdo ditë dhe për të janë prej momenteve më të bukura në jetë kur ndihmon sjelljen në jetë të një fëmije.
Sipas saj, një prej metodave më të mira të punës është komunikimi i dashur me pacienten, përjetimi i gjendjes së saj dhe në këtë mënyrë mirëkuptimi më i lehtë dhe kryerja siç duhet e këtij shërbimi. Në rastet kur mamia nuk hynë në gjendjen e pacientes atëherë komunikimi është më i vështirë.
Sot pas 40 vite punë, znj.Hamiti e konsideron atë si shtëpinë e saj të dytë ku secilin prej stafit e konsideron si pjesë të familjes së saj. Duke folur për kohën e pensionimit të saj, ajo tregon se do ta ketë shumë vështirë ta lërë profesionin e mamisë.
Për më shumë ndiqni dhe videon më poshtë:
/ Gazeta Shneta