Çifti i njohur këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha, janë duke përjetuar ditët më të lumtura në jetën e tyre.
Pak ditë më parë, Tuna e Patrisi u bënë prindër për herë të parë, duke pagëzuar djalin e tyre me emrin Tian, transmeton Gazeta Express.
Që nga momenti kur ka lindur Tuna, Patrisi ka dëshmuar për të gjithë fansat e tij se është një baba shumë i përkushtuar.
Patrisi pothuajse çdo ditë publikon imazhe të djalit të tij, i cili ia dha epitetin baba.
E në këto ditë të bukura me diell, Patrisi ka vendosur ta shëtisë Tianin e vogël në park.
Ai vetëm pak minuta më parë ka publikuar foto e video ku shihet duke mbajtur në krahë djalin e tij.
Por ajo që bie në sy është se Patrisi kujdeset aq mirë për Tianin saqë edhe e ushqen atë.
Për më shumë shikoni më poshtë këtë foto e video të ëmbël.