Pas sensibilizimit të opinionit nga mjekët Hasan Simnica dhe Sanije Sekiraqa, ka filluar ndërtimi i shtëpisë nga njerëzit humanitarë për familjen e shtatë vjeçarit Hamdi Lika.
Fëmija shtatë vjeçar Hamdi Lika vuan nga një sëmundje e rëndë e mushkërive, për çka i duhet të furnizohet me oksigjen.
Familja Lika jeton në kushte të rënda, në një shtëpi në të cilën nuk do të duhej të jetonin njerëzit e shëndetshëm, e aq më pak një fëmijë i sëmurë me sëmundje të mushkërive.
Fatkeqësisht familja nuk ka mundësi të sigurojë kushte më të mira për fëmijën e tyre shtatë vjeçar i cili vuan nga një sëmundje e mushkërive e cila me gjasë është e pashërueshme. Fëmija në këtë gjendje ka nevojë të furnizohet me oksigjen, gjë të cilën ia kanë mundësuar disa njerëz humanistë.
Në këtë numër mund të kontaktoni me kryefamiljarin Sylejman Lika nëse keni mundësi për t’i ndihmuar: 044 341 465. /Gazeta Shneta/