NHS do të financojë pajisjen për matjen e glukozës në gjak për të gjithë pacientët

2018-11-14 në ora 20:33

Pajisja e cila vendoset nën lëkurë për monitorimin e glukozës në gjak, do të jetë në dispozicion të dhjetëra mijëra britanikëve të cilët vuajnë nga diabeti, ka njoftuar Shërbimi Kombëtar për Shëndetësi në Britani të Madhe.

Vendimi vjen pas një hulumtimi se jo të gjithë pacientët në disa zona të vendit kanë qasje në këtë pasjisje, e cila zvogëlon nevojën për analizën e gjakut nëpërmjet gishtërinjve dhe ndihmon pacientët me diabet për menaxhimin më të mirë të gjendjes së tyre, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Shoqatat e diabetit e kanë konsideruar këtë vendim si një hap shumë të mirë për diabetikët, ku në Angli rreth 300 mijë njerëz vuajnë nga diabeti i tipit 1. Kjo pajisje e cila u bë e disponueshme nga NHS, përdoret edhe nga kryeministrja britanike Theresa May.

NHS financonte vetëm 3-5 për qind të pacientëve me diabet të tipit 1 për këtë pajisje. Pajisja ka një sensor i cili lexon nivelin e glukozës në gjak dhe e transmeton atë nëpërmjet valëve në një ekran.

Kujtojmë se kjo pajisje mund të gjendet edhe në tregun e Kosovës. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *