Shefat e Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë në Britani të Madhe iu kanë kërkuar mjekëve dhe infermierëve që të punojnë pa veshje mbrojtëse për trup gjatë trajtimit të pacientëve me Covid-19, për shkak të mungesës së furnizimeve.
Kjo kërkesë po konsiderohet si shkelje e udhëzimeve të Shëndetit Publik të Anglisë, e cila kishte përcaktuar veshjet kirurgjikale për tërë trupin duhet të vishen gjatë trajtimit të pacientëve në spitalet me rrezik të lartë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.
Por edhe ky shërbim i ka rekomanduar stafin mjekësor që në rast të mungesës së veshjeve kirurgjike, të përdorin materiale plastike për ta mbuluar trupin dhe për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Në anën tjetër Qeveria ka konfirmuar se një kontingjent i pajisjeve mbrojtëse personal për stafin mjekësor është dashur të dorëzohet këtë fundjavë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por spitalet dhe kujdesi shtëpiak vazhduan të kenë mungesë, sidomos të veshjeve mbrojtëse.
Në Britani të Madhe deri më tani kanë ndërruar jetë më shumë se 50 punonjës të kujdesit shëndetësor të linjës së parë.
Në disa rekomandime që janë dhënë për stafin mjekësor është edhe opsioni që veshjet mbrojtëse nga materiali i plastikës të ripërdorën pasi të pastrohen, ndërkaq në një rast tjetër më të keq ato veshje të përdoren vetëm për operacione. /Gazeta Shneta/