Njëra ndër shqetësimet e shumta të nënave shtatëzëna, është edhe ngritja e peshave të rënda. Sa është e lejushme kjo gjë gjatë muajve të shtatëzanisë, nëse ende nuk e keni ditur, mësojeni çfarë thonë doktorët.
Të ngrini lartë çfarëdo gjëje që ka rreth 15 kilogram, është mëse në rregull, edhe nëse është një fëmijë parafillorë. Për të shmangur ndrydhjen e shpinës, gjithmonë praktikoni teknika të mira dhe të përshtatshme për ngritjen e peshave.
Përkuluni tek gjunjët, jo tek beli, për të ulur trupin para se të kapni çfarëdo peshe qoftë ajo, shkruan Parents, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithashtu, përdorni muskujt e këmbëve për ndihmesë gjatë mbajtjes së objektit, sa më afër trupit që të jetë e mundur, që të mos e rëndoni shpinën dhe t’i shkaktoni probleme shëndetësore. Mbajeni kokën drejtë, dhe ndërrojeni krahun e peshës çdo 10 minuta, për të mos e rënduar dhe deformuar vetëm njërën anë të trupit. /Gazeta Shneta/