Të gjithë e dimë se këngëtarja aq e dashur për të gjithë, Eli Fara ka një vajzë të quajtur Marina. Dy bukuroshet, më tepër ngjajnë si motra sesa si nënë e bijë e megjithatë, kjo nuk e zbeh dhembshurinë e nënës për fëmijën, të cilën Eli e ka shprehur kaq bukur me fjalë, sot në ditëlindjen e së bijës.
Duke i uruar të bëhet edhe 100 vjeçe, këngëtarja Eli Fara rikujton momentet para dhe gjatë ardhjes në jetë të Marinës.
“Në datë n26 mars të vitit që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës,vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj , në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes.. u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde.. u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje.. dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë më thoshte hajde merrja një kenge!
(Për shaka)në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte, ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth orës 2:30 të datës 27 mars, me një goxha prerje, mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli..vajzë ❤️ prita e prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin.. në mëngjes kur të mora në krahë harrova çdo gjë ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, zemra , Edhe 100 Marina ime!”