Konsumimi i specave djegës në shtatzëni mund të ketë disa përfitime, por është mirë të tejkalohet limiti i konsumit. Megjithëse disa shprehen kundër konsumimit të ushqimeve që përmbajnë erëza në periudhën e shtatzënisë, përgjithësisht, speci i djegës mund të konsumohet.
Në disa raste, përdorimi i tepërt mund të çojë edhe në abort. Megjithatë, këto janë hipoteza që deri më tani, nuk janë konfirmuar nga studimet zyrtare.
Cilat janë përfitimet e tij?
Nëse konsumohet në sasi të ulëta, mund të ketë disa përfitime për zhvillimin e bebes. Ky lloj speci është një burim i shkëlqyer i vitaminës C, A dhe B. Ka në përmbajtje të tij beta-karotenë dhe minerale të tilla si kalium, hekur dhe magnez. Këto elemente ushqyese janë esenciale për mirëqenien e shtatzënave dhe zhvillimin dhe rritjen e fetusit./pernenat.al/