Me siguri keni dëgjuar për frutin e hurmave dhe përdorimin e saj, sidomos gjatë shtatzënisë.
Por, a është e sigurt që të konsumohen këto fruta gjatë periudhës së shtatzënisë apo jo?
Sheqernat e fruktozës në hurma pushojnë shpejt, dhe ofrojnë energji pa ndryshuar nivelin e sheqerit në gjak, transmeton Gazeta Shneta.
Konsumimi i hurmave gjatë shtatzënisë ndikon në lindje pozitivisht pa shkaktuar ndonjë rrezik për nënën dhe foshnjën.
Konsumimi i hurmave ndihmon që:
-Të keni energji të mjaftueshme, gjatë shtatzënisë, keni nevojë për më shumë energji se sa zakonisht.
-Mbani larg kapsllëkun, hurmat janë burime të pasura me fibra, ato mbajnë sistemin e -tretjes të shëndetshëm dhe trajtojnë kapsllëkun gjatë shtatzënisë.
-Proteinat prodhojnë aminoacide, hurmat sigurojnë sasi të mjaftueshme të proteinave që kërkohen nga trupi juaj për të ndërtuar aminoacidet.
-Ndihmon në parandalimin e defekteve të lindjes, poashtu, hurmat rrisin efektin e oksitocinës, gjë që rrit ndjeshmërinë e mitrës./Gazeta Shneta/