Është arrestuar një person nga policia në Parkun e Qytetit, ngase i njëjti është akuzuar për ngacmim të të miturve.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin, i cili, sipas tij, ka ndodhur më 23 prill.Borovci tha se njësia patrulluese ka dalë në vendin e ngjarjes, ka arrestuar personin e dyshuar dhe ka intervistuar dëshmitarët e rastit.
“Pas arrestimit Policia ka njoftuar prokurorin e çështjes nga Departamenti i Përgjithshëm dhe prokurorin për të mitur”, tha ai.Po ashtu, Policia ka kontaktuar edhe familjarët e të dyshuarit, me ç’rast janë ngritur dyshimet se i njëjti ka dëmtime të shëndetit mendor.“
Aktualisht i dyshuari është duke u trajtuar në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK dhe në bazë të raporteve mjekësore i dyshuari 59-vjeç ka probleme shëndetësore psikike”, shtoi zëdhënësi i Policisë.