Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare u testuan 193 mostra dhe prej tyre 13 rezultuan pozitive.
Sipas kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga 13 raste shtatë janë me vendbanim në Prishtinë, transmeton Gazeta Shneta.
Ai, përmes rrjetit të tij social në Facebook, bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë kësaj kohe, të përdorin maskat në mënyrë që të vazhdojmë drejt rihapjes.
Postimi i plotë:
Nga 13 raste të reja sot në Kosovë, shtatë në Prishtinë. 6 prej tyre, familjarë të një rasti të djeshëm. Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes.
#shpiPRkrejt