Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e krijuar në shëndetësi.
Viti 2018 sipas deputetit Avdyli, është totalisht i dështuar, përkundër tentimeve të ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili që të bëjë marketing në medie dhe rrjetet sociale. Puna e bërë në këtë ministri gjatë vitit 2018 është zero, thotë Avdyli.
A i mbështet grevat e kirurgëve, a do të miratohet Ligji për sigurimet shëndetësore këtë vit apo do të dështojë sikurse që ka dështuar për shumë vjet me radhë , si është gjendja e furnizimit me barna në QKUK, çka ka bërë e çka nuk ka bërë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili deri më tash mund t’i kuptoni në intervistën që deputeti i LDK-së ka dhënë për Gazetën Observer.