Në kuadër të Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike, nesër fillon zyrtarisht fushata e repelimit masiv të kafshëve në komunat Malishevë, Rahovec dhe një pjesë të fshatrave të komunave Klinë dhe Suharekë, njofton Gazeta Shneta.
Kjo nismë do të mbahet në fshatin Shkozë, komuna e Malishevës, dhe do të fillojë në ora 11:00.
Shenjat e sëmundjes janë temperaturë, ethe dhe hemorragji. Burim infeksioni janë kafshët, kryesisht miu dhe insektet. Transmetohet dhe ndërmjet njerëzve me kontakt të ngushtë. Nuk ka mjekim specifik.
Ethet hemorragjike janë grup i sëmundjeve infektive akute të rënda të shkaktuara nga viruset.
Karakterizohen me dëmtim të sistemit vaskular si dhe çrregullim të aftësisë rikuperuese të organizmit. Këto simptome shpesh shoqërohen me hemorragji, që në shumicën e rasteve janë edhe shkaktarë të vdekjes. /Gazeta Shneta/