Mund të ketë shumë konfezion në lidhje me atë që është “e mirë” dhe “e keqe” kur bëhet fjalë për shëndetin seksual. Nëse ndiheni sikur diçka nuk është në rregull me vaginën tuaj, dhe keni vërejtur një erë “peshku” mund të keni vaginozë bakteriale (BV), një infeksion shumë i zakonshëm vaginal.
Çfarë është Vaginoza Bakteriale?
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, BV është një infeksion i zakonshëm vaginal tek gratë e moshës 15 deri në 44 vjeç. Shkaku i BV dhe si infektohet vagina me to është e panjohur, transmeton Gazeta Shneta.
“Vaginoza Bakteriale ose vaginiteti bakterial është një gjendje ku ka një rritje të madhe të përbërsve bakteror në vaginë” tregon Susan Khalil drejtoreshë e shëndetit seksual në Mount Sinai. Vaginoza bakteriale është e lidhur me një çekuilibër të baktereve “të mira” dhe “të dëmshme” që gjendjen në mënyrë tipike në vaginën e një personi.
Simptomat e Vaginozës Bakteriale
Simptomat e zakonshme të BV janë “me shumë shkarkime se zakonisht dhe nganjëherë një erë anormale me rrjedhje vaginale”. Simptoma të tjera të BV janë dhimbja, kruajtja dhe djegia e vaginës./GazetaShneta/