Fëmijët e vegjël e shijojnë shumë kur prindërit u lexojnë, dhe t’u lexoni fëmijëve është më shumë se vetëm kënaqësi; kështu ju krijoni një formë vitale të edukimit të fëmijërisë qysh në moshë të hershme.
Një studim i bërë së fundmi nga Journal of Pediatric Developmental and Behavioral zbuloi se fëmijët prindërit e të cilëve i lexojnë nga pesë libra në ditë, e fillojnë kopshtin duke i ditur më shumë se një milion fjalë, më shumë sesa fëmijët prindërit e të cilëve nuk u lexojnë atyre, shkruan Mother.ly, përcjellë GazetaShneta.
Dhe nëse pesë libra në ditë nuk janë gjithmonë mundësi reale spër ju, mos u shqetësoni – studiuesit gjetë se edhe një libër në ditë u jep fëmijëve një nxitje prej rreth 290,000 fjalë më shumë nga mosha pesë vjeçe.
“Fëmijët që dëgjojnë më shumë fjalë, do të jenë më mirë të përgatitur për t’i përodrur ato fjalë kur të hyjnë në shkollë”, thotë Jessica Logan, autore kryesore e këtij studimi.
Bazuar në gjetjet e studimit janë gjetur të dhënat e më poshtme për fëmijët deri në moshën 5-vjeçare:
Nëse nuk u lexoni kurrë , ata do të kenë dëgjuar 4,662 fjalë;
Nëse u lexohet 1-2 herë në javë, ata do të kenë dëgjuar 63.570 fjalë’;
Nëse u lexohet 3-5 herë në javë, ata do të kenë dëgjuar 169.520 fjalë;
Nëse u lexohet çdo ditë, do të kenë dëgjuar 296.660 fjalë; /GazetaShneta/