Shpesh ndodh që foshnja të nxjerrë nga trupi një material me ngjyrë rozë në portokalli bashkë me urinën dhe kjo do të jetë e dukshme në pelena gjatë ndërrimit.
Përse shfaqen këto njolla me ngjyrë?
Ato janë në të vërtetë kristale që dalin bashkë me urinën si dhe, për prindërit mund të jetë diçka shqetësuese.
Sipas mjekes Anna Maw, kjo do të jetë diçka që shfaqet më shpesh tek bebet që ushqehen me gji dhe prodhimi i tij nuk është stabilizuar ende. Do të konsiderohen si një shenjë dehidratimi duke qenë se urina ka filluar të jetë tepër e përqendruar.
Si duhet të veprojmë në këtë rast?
Fëmijën duhet ta çoni tek mjeku dhe me shumë mundësi ai do të ekzaminojë fëmijën në lidhje me mundësinë e dehidratimit duke kontrolluar sasinë e pështymës, tharjen e buzëve, sa e thatë është pelena përgjatë disa orëve si edhe do të verifikojë letargjinë e fëmijës./Gazeta Shneta/