Derisa në krejt botën fëmijët kënaqen duke shijuar “Kinder Eggs” dhe lodrat që i marrin nga to, fëmijët amerikanë janë të privuar.
Kjo për arsye se Agjencia e Ushqimeve e ka ndaluar shitjen e kësaj çokollate në SHBA, transmeton Gazeta Shneta.
“Kinder Eggs” është konsideruar si rrezik për fëmijët për shkak të lodrës së plastikës që e mban brenda.
Madje është supozuar se mund të jetë vrasëse e fëmijëve.
E gjithë kjo është kundërshtuar nga shumë ekspertë të ushqimit dhe tani po kërkohet lejimi i shitjes së këtij produkti. /Gazeta Shneta/