A keni menduar ndonjëherë se çfarë “fshihet” në duart e fëmijëve tuaj që nuk mund t’i shihni me sy të lirë? Një foto virale ka dëshmuar më së miri se sa bakterie “jetojnë” në duart e një 8-vjeçareje.
Kjo foto është shprëndarë qindra herë nëpër rrjete sociale sepse ka tërhrqur vëmendjen e njerëzve rreth një problem që nuk e kemi menduar se është kaq real, shkruan Mother.ly, përcjellë GazetaShneta.
Nëna dhe shkencëtarja Tasha Sturm, ka skenuar dorën e djalit të saj 8-vjeçar, pasi ai kishte luajtur jashtë dhe po ashtu e kishte prekur qenin e familjes.
Pas dy ditësh ajo kishte një koleksion të bakterieve të cilat ajo ndau në faqen e internetit “Microbiome Ëorld”.
Në këtë foto duken bakterie me ngjyra të ndryshme, ku e verdha dhe ajo portokalli besohen të jetë qelb (tharm) kurse e bardha është bakteria Bacillus që zakonisht gjindet në ujë dhe baltë.
Sturum ka shkruar se nuk është ndjerë e shqetësuar për këtë rezultat pasi që trupi I fëmijevë por edhe I të rriturve ka nevojë për bakterie.
Sipas shumë studimeve, është vërtetuar se sistemi ynë imunitar ka nevojë për trupa bakterialë në mënyrë që të ketë nëvojë që të prodhojë një numër anti-trupash që forcojnë pastaj organizmin tonë duke i luftuar mikrobet. /GazetaShneta/