Vetëm se ka trokitur ora dimërore. E diela e fundit e tetorit është një ditë e lumtur për të gjithë, meqenëse do të thotë edhe një orë më shumë gjumë. Llogaritja dimërore e kohës fillon këtë mbrëmje, në orët e para të së dielës, saktësisht në orën tre pas mesnate, kur shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas.
Nëse keni bërë plane për të dielën, atëherë mos harroni që akrepat do të kthehen një orë pas.
Pra, ora tre e mëngjesit të ditës së diel është ora dy. Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të muajit mars kur fillon llogaritja verore e kohës.
Ndërrimi i orës ose ndarja në kohën verore dhe dimërore ka filluar të praktikohet në vitin 1907, kur anglezi William Willett prezantoi idenë e Kohës Verore, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.