Një nga gjërat më të ëmbla që një prind mund ta përjetojë është kur shikon foshnjen e tij në sy.
Kjo është edhe një nga mënyrat më të fuqishme që prindi lidhet me fëmijën e vet, transmeton GazetaShneta.
Të sapolindurit nuk mund të flasin dhe as të buzëqeshin në ditët e para të jetës së tyre. Por sipas një studimi të bërë nga University of Cambridge dhe Nanyang Technological University në Singapor, është gjetur se vështrimet që prindi dhe foshnja ndajnë me vete krijojnë valë të trurit që bien në sinkronizim të plotë.
Ky sinkronizim çon në përmirësimin e komunikimit mes prindit e fëmijës në vitet e mëvoshnshme gjatë adoleshencës dhe pjekurisë.
Ideja e këtij studimi ka qenë të dëshmjë nëse aktiviteti i trurit të babait osë nënës mund të pasqyrojë atë të fëmijës. Dhe rezultatet kanë qenë po këto: truri i foshnjeve sinkroniizohet me atë të prindit që po e shikon por ndikimi i shikimit është reciprok, shkruan “Parenting”.
Kur foshnja shikon në sy nënën e tij, truri në ato momente po merr sinjale të tilla që imponojnë një kopjim të sjelljeve të nënës, ndërsa e ëma në anën tjetër merr të njejtin ndikim nga foshnja.
“Kur i rrituri dhe fëmija po shikohen në sy, ata po sinjalizojnë aftësinë dhe qëllimin e tyre për të komunikuar më tutje. Kemi gjetur se këto shikimi nxisin një bashkëpunim të ndërlidhur mes dy subjekteve. Ky mekanizëm do i përgatisë të dy që ta dëgjojnë njëri-tjetrin me vëmendje në vitet e ardhshme. Kjo sjellje përmirëson tërë raportin njerëzor ndër-familjar”, ka thënë Victoria Leong.
Andaj, për të gjitha momentet që ju keni lënë anash punët e shtëpisë vetëm për t’ia lëshuar një sy bebit tuaj, mos u bëni merak. Ju vetëm se keni krijuar momente më të magjishme me fëmijët tuaj. /GazetaShneta/