Ndryshimi i ngjyrës së gjuhës mund të jetë një problem mjaft i madh që duhet t’i kushtoni shumë rëndësi.
Sidomos nëse gjuha është e zezë, atëherë kjo nënkupton grumbullimin e baktereve dhe kërpudhave.
Shkaktare është higjiena jo e duhur e zgavrës së gojës, nuk ka ndonjë rrezik në këtë rast por pamja është shqetësuese.
Por, nëse zgjat më shumë se 10 ditë atëherë kërkoni këshillën e mjekut.
Një formë tjetër është edhe ngjyra e verdhë në guhë që është e njëjtë sikur gjuha e zezë por këtu paraqiten disa puçrra të thata, zakonisht kur nuk keni lëngje të mjaftueshme.
Gjuha e bardhë në anën tjetër shkaktohet prej shumë gjërave, mund të jetë edhe një infeksion oral por edhe një dehidratim.
Po ashtu edhe tek ata pacientë që përdorin antibiotikë të fuqishëm, kjo mund të jetë edhe shenjë e leukoplakias, gjendje ku krijohen njolla të bardha në gjuhë./GazetaMetro/