Nuk është rastësi e as fjali koti, kur thonë se flokët janë bukuria e njeriut!
Prej shkaktarëve të ndryshëm, si prishja e balancit normal të hormoneve, sistemi imunitar, apo shumë funksione të tjera të organizmit, të cilat në përgjithësi shkaktohen nga mënyra jonë e jetesës, shkaktohet edhe humbja e flokëve.
Kur themi mënyra e të jetuarit, padyshim që nënkuptojmë, ushqimet që përzgjedhim të hamë dhe ato që refuzojmë t’i kemi në pjatën e vakteve të ushqimit, transmeton Gazeta Shneta.
Cilat janë ushqimet që duhet t’i konsumoni për të parandaluar rënien e flokëve?
- Patatja e ëmbël
- Arrat
- Vezët
- Spinaqi
- Buteri i bajameve.
Në qoftë se filloni t’i konsumoni këto ushqime, atëherë me kalimin e kohës, do ta vëreni se flokët tuaja fillojnë të ripërtrihen dhe të rikthejnë forcën natyrale.
Por, nëse i konsumoni këto ushqime në listën e mëposhtme, atëherë shëndeti dhe mirëqenia e flokut do të humbasë dita-ditës, dhe ato do të fillojnë të thahen dhe të bien gradualisht.
Ja çfarë nuk duhet të konsumoni:
- Alkooli
- Pijet e gazuara
- Ushqimet e shpejta
- Ushqimet e sheqerosura. /Gazeta Shneta/