Asnjë metodë e parandalimit të shtatzënisë nuk është 100% efektive, ndaj asnjëherë të mos jeni të sigurt se nuk jeni shtatzënë, sepse keni përdorur metoda parandaluese. Megjithatë, përpara se shtatzënia t’ju vijë si një surprizë, duhet të dini se ekzistojnë disa shenja të përgjithshme të cilat tregojnë se jeni në pritje të ëmbël.
Sigurisht që disa prej tyre mund të ndodhin edhe nëse nuk jeni shtatzënë sepse mund të ketë çrregullime të tjera në trup, megjithatë ato janë treguese dhe nëse i vini re të gjitha, është mirë që të lini një vizitë te mjeku gjinekolog.
KENI DHEMBJE MESI
Kjo praktikë është e ngjashme me rastet kur ju dhemb mesi përpara periodave. Këto dhembje janë një sinjal se uterusi juaj po zgjerohet për të mirëpritur një embrion.
KENI GJAKDERDHJE ME SASI TË VOGËL
Nëse nuk keni datën e ciklit, por një sasi e vogël gjaku vihet re kur shkoni në tualet, kjo është një shenjë e fertilizimit të vezës, çka është shenja kryesore për një shtatzëni.
KENI SEKRECIONE TË BARDHA
Nëse vini re se keni disa sekrecione të bardha dhe të lëngshme te të mbathurat është një sinjal se muret vaginale janë duke u trashur duke u përgatitur për shtatzëni.
KENI HUMBUR NJË MUAJ DATËN E PERIODAVE
Nëse nuk ju kanë ardhur periodat, kjo është një shenjë se ju jeni shtatzënë. Megjithatë kjo nuk është gjithnjë e vërtetë pasi mund të ndodhë edhe nga stresi dhe gjendje të tjera.
GJOKSI JUAJ ËSHTË FORCUAR
Nëse keni një zmadhim dhe forcim të gjoksit kjo ndodh sepse niveli i hormoneve në trup rritet me shpejtësi. Nëse thithka juaj merr një ngjyrë më të errët, kjo është gjithashtu një simptomë. Megjithatë kjo mund të jetë edhe një shenjë përpara datës së periodave.
NDIHENI MË TË LODHUR SE ZAKONISHT
Krejt papritur jeni duke u ndier më të lodhur? Kjo sepse nivelet e larta të hormonit progesteron mund të rrisë ose ulë presionin e gjakut në trup, çka është indikator direkt i lodhjes.
KENI DHEMBJE KOKE
Ulja e sheqerit dhe presionit të gjakut në trup nuk ju bëjnë vetëm të përgjumura, por edhe me dhembje koke.
NDIHENI TË SËMURË NË MËNGJES
Nëse ngriheni në mëngjes dhe keni siklet, ndoshta edhe mund të keni të vjella apo thjesht nuk ndiheni të gatshëm për të nisur ditën, kjo do të thotë se mund të jeni shtatzënë. Megjithatë kjo simptomë shfaqet në javën e 8-të ose të 10-të të shtatzënisë.
KENI DHEMBJE TRUPI
Nëse keni dhembje të kokës dhe të shpinës njëkohësisht, kjo mund të jetë një shenjë se jeni shtatzënë.
PAPRITUR KENI NEPS PËR DISA LLOJE USHQIMESH
Mund ta keni dëgjuar se femrat që janë në pritje të ëmbël kanë dëshira të çuditshme për sa i përket ushqimit apo, siç rëndom quhet, neps. Kjo ndodh sepse ndryshimet e vazhdueshme të niveleve të hormoneve ju nxisin të ndjeni kënaqësi në konsumimin e ushqimeve të ndryshme.
KENI NDRYSHIME NË FRYMËMARRJE
Nëse vini re se keni vështirësi në frymëmarrje, ndryshe nga e zakonshmja, mund të jetë një shenjë se ju po merrni frymë për dy veta njëkohësisht, mos harroni se edhe embrionet kanë nevojë për oksigjen!
KENI NDRYSHIME TË SHPESHTA HUMORI
Nëse vini re se jeni të lumtura dhe papritur shpërtheni në lot, kjo është një tjetër shenjë që mund të jeni shtatzënë. / Gazeta Shneta