Sipas studimeve të fundit thuhet që fëmijët të cilët nuk flejnë mjaftueshëm kanë më shumë mundësi të bëhen obeze kur arrijnë moshën 7 vjeç.
Studimi i publikuar ne gazetën “Pediatria” nuk ka dhënë detaje pasi ende nuk është vërtetuar se cila periudhë e munguar e gjumit mund të cojë në këtë gjëndje.
Drejtoresha e spitalit pediatrik në Amerikë, pas një studimi të kryer shprehet se “Një ndër faktorët që ndikon në obezitet është pagjumësia gjatë vegjëlisë”.
Por ende nuk është zbuluar faktori i cili ndikon në rritjen e peshës me kohëzgjatjen e gjumit. Njëkohesisht gjatë studimeve të bëra për lidhjen ndërmjet obezitetit dhe mungesës së gjumit janë bërë edhe studime të tjera duke matur indeksin e masës së trupit e cila percakton obezitetin vetëm në bazë të gjatësisë dhe peshës.