Nëse fëmija ka peshë të ulët, jipjani këto ushqime që t’i konsumojë

2017-08-09 në ora 14:03

Fëmija juaj është shumë i dobët dhe kjo ju shqetëson? Këto janë ushqimet që ai duhet të konsumojë!

  • Qumështi. Nëse ushqeni me gji perfekte, dhe pas vitit të parë të jetës mund të pijë qumësht lope 3 herë në ditë. Ai ka proteina dhe karbohidrate.
  • Vezët. Janë shumë ta pasura me proteina dhe vitamina të ndryshme të grupit B dhe A.
  • Bananet. Një banane përmban 105 kalori dhe i jep fëmijës karbohidratet si edhe yndyrnat e shëndetshme. Janë ndër ushqimet më të mira për fëmijën tuaj pasi kanë shumë kalori dhe yndyrna të mira. Janë shumë të pasura edhe me elementë të tjerë.
  • Proteinat janë shumë të rëndësishme për të ndërtuar muskujt dhe pula është një burim shumë i mirë i proteinave. Përmbajnë shumë karbohidrate dhe elementë ushqyes, duke përfshirë edhe aminoacidet, që e bëjnë fëmijën të shtojë peshë.
  • Mishi i kuq është një burim shumë i mirë i hekurit dhe yndyrnave të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.
  • Frutat tropikale. Papaja, mango, ananasi si edhe të tjerat e furnizojnë trupin e fëmijës me energji dhe e ndihmojnë të fitojë peshë.

Kini parasysh se këto ushqime te vetme nuk do të bëjnë mrekulli. Të gjitha vaktet e fëmijës duhet të jenë të plota në mënyrë që ai të ushqehet shëndetshëm. Që një pjatë të jetë e plotë duhet të përmbajë: proteinat, yndyrnat, karbohidratet, vitaminat dhe mineralet./pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *