Fëmijët me çrregullime më të mëdha të gjumit për shkak të vështirësive me frymëmarrje kanë pasur gati dy herë rrezik më të lartë që do të kenë çrregullime në sjellje në moshën prej shtatë vjetësh se sa fëmijët që kanë marrë frymë në mënyrë normale.
Supozohet që fëmijët për shkak të kualitetit të dobët të gjumit, me kalimin e kohës bëhen shumë të lodhur, çka mund t’i kontribuojë zhvillimit të nervozizmit, hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes, shkruan Tetova Sot.
Po ashtu duhet të theksohet që çrregullimet e frymëmarrjes gjatë gjumit mund të ndikojnë edhe në furnizimin e trurit me oksigjen dhe grumbullimin e dioksidit të karbonit, çka tek fëmijët mund të shkaktojë pasoja afatgjate, pasi që për fëmijët kjo është periudhë kritike në zhvillimin e trurit.